AKTUALITET /

Rrezikonin të mbyteshin, shpëtohen 9 turistë në Ksamil e Himarë

Në Ksamil, Policia Kufitare, ndihmoi 8 turistë brazilianë, pasi mjeti i tyre lundrues rrezikonte të fundosej në zonën prapa “Tre Ishujve”.

Shkruar nga Versus

Rrezikonin të mbyteshin, shpëtohen 9 turistë në Ksamil e

Policia Kufitare dhe Njësia Policore detare ka ndërhyrë për shpëtimin e 9 turistëve të huaj, në dy raste të ndryshme të regjistruara në Ksamil dhe Himarë,

Sipas Policisë, në Himarë, pas njoftimit të marrë nga një shtetase spanjolle se i fejuari i saj, shtetasi spanjoll A. G., kishte mbetur në vështirësi në det, në zonën e Filikurit, pasi kajaku me të cilin po lundronte ishte fundosur, shërbimet e Policisë Kufitare organizuan menjëherë operacionin e kërkim-shpëtimit.

Brenda një kohe të shkurtër u bë i mundur lokalizimi i tij, nxjerrja nga uji dhe transportimi në mënyrë të sigurt pranë Pikës së Kontrollit Kufitar Himarë, duke shmangur pasoja për jetën.

Ndërsa në Ksamil, Policia Kufitare, ndihmoi 8 turistë brazilianë, pasi mjeti i tyre lundrues,  rrezikonte të fundosej në zonën prapa “Tre Ishujve”.

Njoftim i plotë

DVKM Vlorë

Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare u vijnë në ndihmë 9 turistëve të huaj, në dy raste të ndryshme në Himarë dhe Ksamil, duke shmangur pasoja për jetën e tyre.

Reagimi i menjëhershëm dhe profesional i shërbimeve të Policisë Kufitare bëri të mundur shpëtimin e 9 turistëve të huaj, në dy raste të ndryshme të ndodhura gjatë ditës së sotme, në Himarë dhe Ksamil.

Në Himarë, pas njoftimit të marrë nga një shtetase spanjolle se i fejuari i saj, shtetasi spanjoll A. G., kishte mbetur në vështirësi në det, në zonën e Filikurit, pasi kajaku me të cilin po lundronte ishte fundosur, shërbimet e Policisë Kufitare organizuan menjëherë operacionin e kërkim-shpëtimit.

Brenda një kohe të shkurtër u bë i mundur lokalizimi i tij, nxjerrja nga uji dhe transportimi në mënyrë të sigurt pranë Pikës së Kontrollit Kufitar Himarë, duke shmangur pasoja për jetën.

Në Ksamil, rreth orës 12:45, shërbimet e Policisë Kufitare ndërhynë për t'u ardhur në ndihmë 8 turistëve brazilianë, pjesëtarë të së njëjtës familje, pasi mjeti i tyre lundrues, tip skaf plastik, rrezikonte të fundosej në zonën prapa vendit të quajtur "Tre Ishujt".

Falë ndërhyrjes së shpejtë me gomone dhe jet ski, të gjithë turistët u shpëtuan, ndërsa mjeti lundrues u rimorkua në mënyrë të sigurt drejt plazhit "Puerto Rico", në Ksamil.

Të dyja ndërhyrjet u përmbyllën me sukses, pa pasoja për jetën apo shëndetin e turistëve, të cilët shprehën mirënjohjen dhe falënderimet e tyre për profesionalizmin, gatishmërinë dhe reagimin në kohë të shërbimeve të Policisë Kufitare.

Policia Kufitare mbetet maksimalisht e angazhuar për garantimin e sigurisë së jetës në det dhe apelon për respektimin e rregullave të lundrimit, përdorimin e mjeteve të sigurisë, si dhe shmangien e lundrimit në zona që paraqesin rrezik./Versus.al

Poll