Çfarë do të gjeni në brendësi
Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me të rinjtë e FRESSH në kampin e Jalit, iu rikthye për të disatën herë protestës së qytetarëve para zyrës së tij në bulevardin e madh, duke i cilësuar informacionet e shpërndara për projektin e Zvërnecit, si të pavërteta. Sipas tij, nëse cdo gjë që u deklarua për projektin të ishte e vërtetë, bashkë me qytetarët do të ishte dhe ai në protestë. Rama përsëriti se dezinformimi dëmtoi bizneset duke iu referuar statistikave të majit. Ndërsa në lidhje me akuzat e protestuesve ndaj tij se ka shitur Shqipërinë tek oligarkët dhe bosët e krimit, Rama tha se nëse ai do të ishte tradhtar, Shqipëria do të kishte nevojë për më shumë tradhtarë si ai.
“Holanda na lidhte me krimin, drogën e kontrabandën”, Rama tregon si u bind vendi anëtar i BE-së të ndryshojë mendim për ta votuar Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama, ka deklaruar para të rinjve të FRESSH në kampin e Jalit se si Shqipëria pret të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, megjithëse sipas tij, ky rrugëtim nuk ka qenë i lehtë.
Rama tha se një nga vendet anëtare të BE-së që nuk ishte pro anëtarësimit të Shqipërisë ishte Holanda, që kreu i qeverisë tha, se e lidhte Shqipërinë me krimin, drogën e kontrabandën.
Por, sipas tij, finalja e Conference League ndryshoi rrotën e historisë.
“E gjithë ajo turmë e madhe u mahnit nga Tirana dhe pati mundësinë të shihte që Shqipëria nuk ishte ajo që ishte krijuar në stereotipin e tyre: kriminelë, kontrabandë, drogë, krim. Panë që Shqipëria ishte diçka krejt tjetër”, tha Rama.
Edi Rama: Sa i përket marrëdhënieve tona me Holandën, që kanë qenë ndër më të vështirat që kemi pasur me Bashkimin Evropian, Holanda është realiteti më i ngurtë kur vjen puna te zgjerimi. Një ndeshje futbolli na e ktheu rrotën e historisë së marrëdhënieve me Holandën. Finalja e Conference League. E gjithë ajo turmë e madhe u mahnit nga Tirana dhe pati mundësinë të shihte që Shqipëria nuk ishte ajo që ishte krijuar në stereotipin e tyre: kriminelë, kontrabandë, drogë, krim. Panë që Shqipëria ishte diçka krejt tjetër.
Vulën ia vuri emisioni që ata bënë në Shqipëri dhe sot Holanda është një nga vendet ku opinioni publik e mbështet anëtarësimin e Shqipërisë më shumë sesa në vende të tjera. Unë do të iki në Paris, pasi jemi të ftuar nga Presidenti i Francës për festimet e 14 Korrikut, dhe më pas do të shkoj në Bruksel, ku do të punojmë për të mbyllur kapitujt./Versus.al
42 ditë protestë, Rama me të rinjtë socialistë në Jalë: E harruan Zvërnecin, padashje qytetarët po përdoren si vegla për armiqësorët

Kur janë mbushur 42 ditë protestë që nga nisja e revoltës qytetare kundër projektit turistik të Zvërnecit, kyeministri Edi Rama, zgjodhi të flasë me disa të rinj socialistë që ndodhen në kampin e Jalës.
"Siç mund ta keni vënë re, protesta nisi me Zvërnecin dhe sot Zvërneci është harruar. Sepse, besoj unë, shumë shpejt u kuptua që realiteti i fakteve ishte i ndryshëm nga ai që njerëzit kishin perceptuar përmes kanaleve të dezinformimit.
Unë nuk kam thënë që algoritmi ishte arsyeja e protestës. Është e padiskutueshme që protesta ka arsye, të cilat lidhen me të përditshmen. Protesta mbart mesazhe dhe patjetër që detyra ime është t'i kuptoj sa më mirë ato.
Ashtu si algoritmi nuk është organizatori i një proteste, ashtu edhe diçka tjetër që unë e kam vënë në dukje: forcat e përfshira që janë armiqësore apo dashakeqe me Shqipërinë dhe që janë përfshirë fuqishëm, nuk janë as ato organizatorët ose arsyeja themelore pse njerëzit kanë dalë në protestë”, tha Rama.
Ai përmendi dhe akuzat që i janë drejtuar nga bulevardi për shitjen e ishullit të Sazanit dhe Zvërnecit, ku i quajti një realitet krejt të kundërt.
“Aty ku qeveria ka përgjegjësi si përfaqësuese e interesit publik dhe administratore e pronës publike, jo vetëm që nuk ka bërë shitje, por edhe tani që flasim, për shkak se qeveria ka pasur një pozicion të qartë në negociata me palën tjetër, që Shqipëria duhet të jetë pjesë si pronare në këtë sipërmarrje, ne nuk kemi ende një marrëveshje”, tha Rama.
Edi Rama: Në arenën ndërkombëtare, Shqipëria respektohet dhe konsiderohet një realitet i ri në familjen e vendeve që përbëjnë komunitetin demokratik. Prandaj besoj se samiti na jep një vlerë të shtuar si vend dhe na krijon një tjetër mundësi për të tërhequr vëmendjen ndaj nesh edhe si një destinacion për biznes dhe turizëm, për të pasur marrëdhënie dhe lidhje. Fakti është se ne sot jetojmë në një kohë kur niveli i vëmendjes ndaj asaj që shohim, lexojmë dhe diskutojmë ka rënë shumë.
Vëmendja është shumë më pak e pranishme në një komunikim, sepse mendja është diku tjetër dhe kjo lidhet me praninë e madhe të botës virtuale në jetën tonë përmes telefonave, ku kalojmë një pjesë të mirë të kohës, pa e kuptuar. Përderisa ne e kemi jetën të lidhur me ekranin e telefonit, kjo s’do të thotë se algoritmi përcakton arsyen përse bëjmë një veprim a tjetër.
Algoritmi është një amplifikator i madh i pakënaqësisë dhe asaj që drejtohet nga e keqja. Kjo lidhet edhe me aspektin njerëzor, nuk është vetëm për ne kështu. Janë studime të bëra që thonë se çdo gjë që shkon drejt amplifikimit të energjisë negative, ka një shtrirje shumë më të thellë se e vërteta apo lajmi që ka brenda bujë. Unë nuk kam thënë se algoritmi ishte arsyeja e protestës.
Padiskutim që protesta ka arsye që lidhen me të përditshmen e njerëzve dhe patjetër që ato duhen kuptuar dhe lexuar si duhet, por algoritmi ka impakt të madh në amplifikimin e zhurmës, negativitetit, që vijnë me video të manipuluara dhe lajme të rreme. Nuk diskutohet që çdo protestë ka brenda një mesazh dhe patjetër që detyra ime është të kuptoj sa më mirë mesazhin që mbart protesta, madje edhe më shumë se kaq.
Të kuptoj organizatorët, të kuptoj çfarë ka më shumë se ajo që duket dhe të kem një pamje sa më të qartë të të gjithë spektrit të çështjeve dhe forcave të organizuara në protestë. Forcat e përfshira që janë armiqësore dhe dashakeqe me Shqipërinë, nuk janë as ato organizatorët, por të gjitha këto së bashku ndikojnë. Është e rëndësishme sesi adresohet pjesa e drejtë e protestës.
Ti si një njeri i drejtë në protestë kthehesh në një vegël i forcave të tjera. Zvërneci sot është harruar, sepse shumë shpejt u kuptua se realiteti i fakteve ishte i ndryshëm nga ajo që ishte perceptuar nga kanalet e dezinformimit. Nuk është realiteti se qeveria shiti atdheun. Realiteti është se aty ku qeveria ka përgjegjësi si administratore e pronës publike, jo vetëm qeveria nuk ka bërë shitje, por edhe tani jemi në negociata se duhet të jemi pjesë si pronarë në këtë sipërmarrje. Ndaj edhe akoma nuk kemi një marrëveshje”, tha Rama mes të tjerash./Versus.al

