Live Updates /

Dhuna brutale ndaj të miturës në Fier, policia: Dy adoleshente të proceduara, në pranga 15 vjeçarja, rrahu nënën e saj

*Një ngjarje e rëndë u bë publike ditët e fundit në Fier. Në rrjetet sociale u shpërnda një video ku 3 vajza adoleshente shfaqeshin duke dhunuar brutalisht një 17 vjeçare. *Sot policia njoftoi se ngjarja kishte ndodhur një muaj më parë dhe se një ditë pas sherrit, kishte proceduar penalisht një 19 vjeçare dhe dy 15 vjeçare të cilat shfaqeshin duke e dhunuar të miturën. *Policia njoftoi gjithashtu se njëra prej 15 vjeçareve ishte arrestuar pasi 20 ditë pas sherrit kishte dhunuar edhe nënën e saj duke i shkaktuar dëmtime fizike. E mitura është dërguar në një institucion të specializuar të shëndetit mendor.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Një ngjarje e rëndë u bë publike ditët e fundit në Fier. Në rrjetet sociale u shpërnda një video ku 3 vajza adoleshente shfaqeshin duke dhunuar brutalisht një 17 vjeçare. *Sot policia njoftoi se ngjarja kishte ndodhur një muaj më parë dhe se një ditë pas sherrit, kishte proceduar penalisht një 19 vjeçare dhe dy 15 vjeçare të cilat shfaqeshin duke e dhunuar të miturën. *Policia njoftoi gjithashtu se njëra prej 15 vjeçareve ishte arrestuar pasi 20 ditë pas sherrit kishte dhunuar edhe nënën e saj duke i shkaktuar dëmtime fizike. E mitura është dërguar në një institucion të specializuar të shëndetit mendor.

2 Postime
2 ORE ME PARE

Dhuna ndaj të miturës në Fier, policia: Proceduam adoleshentet, 15 vjeçaren e arrestuam se rrahu nënën e saj

Dhuna brutale ndaj të miturës në Fier, policia: Dy adoleshente

Policia e Fierit ka reaguar për ngjarjen e bërë publike së fundmi ku 3 vajza adoleshente shfaqeshin në video duke dhunuar një vajzë 17 vjeçare për motive xhelozie.

Në njoftimin e shpërndarë për mediat, policia bën me dije se më 8 qershor të këtij viti nëna e vajzës së dhunuar dhe kjo e fundit ishin paraqitur në komisariat. Në kallëzimin e bërë e mitura ka rrëfyer se ishte dhunuar në banesën e 19 vjeçares L.L nga kjo e fundit dhe 2 të mitura 15 vjeçare.

Të treja vajzat e shfaqura në video kanë pranuar se e kishin dhunuar 17 vjeçaren për motive të dobëta kështu që ndaj tyre nisi procedimi penal. Por më 28 qershor një tjetër kallëzim mbërriti në komisariat, këtë herë nga nëna e njërës prej 15 vjeçareve të përfshira në ngjarje. Ajo kallëzoi vajzën e saj të mitur për dhunë dhe dëmtime fizike.

Për rrjedhojë e mitura u arrestua dhe u dërgua në një institucion shëndetësor të specializuar për shëndetin mendor, në Tiranë.

Njoftimi i plotë:

Nisur nga sensibiliteti i lartë publik i krijuar pas publikimit në rrjetet sociale të videos së një ngjarjeje të ndodhur më datë 08.06.2026, si dhe pas reagimeve dhe interesit të madh të qytetarëve në drejtim të adresave zyrtare dhe rrjetet sociale të Policisë së Shtetit, Drejtoria Vendore e Policisë Fier e konsideron të nevojshme të risqarojë opinionin publik mbi masat e marra dhe veprimet e kryera nga strukturat e Policisë në lidhje me këtë rast, dhe më konkretisht:

Më datë 08.06.2026, një shtetase 17 vjeçe është paraqitur në Komisariatin e Policisë Fier, së bashku me nënën e saj, dhe ka kallëzuar se ishte dhunuar dhe filmuar në banesën e shtetases L. L., 19 vjeçe, nga kjo e fundit dhe dy shtetase të tjera 15-vjeçare.

Menjëherë pas kallëzimit të së miturës, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier kanë vlerësuar maksimalisht denoncimin dhe, në bashkëpunim me Prokurorinë, kanë kryer të gjitha veprimet procedurale dhe hetimore, në përputhje me parashikimet ligjore.

Në vijim të veprimeve hetimore, janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë shtetasja L. L., 19 vjeçe, si dhe 2 shtetaset e mitura 15-vjeçare, të cilat deklaruan se kishin ushtruar dhunë ndaj shoqes së tyre, shtetases së mitur 17 vjeçe, për motive të dobëta.

Në përfundim të veprimeve, më datë 09.06.2026, materialet procedurale i’u referuan Prokurorisë për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, në ngarkim të 3 shtetaseve të mësipërme.

Gjithashtu, sqarojmë se, më datë 28.06.2026, nga specialistët për Hetimin e Krimeve, në koordinim me Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, është arrestuar njëra nga 15-vjeçaret e përfshira në dhunimin e 17-vjeçares. Arrestimi u bë pas kallëzimit të nënës së 15-vjeçares, e cila deklaroi se ishte dhunuar nga vajza e saj, duke i shkaktuar dëmtime fizike.

Pas procedurave përkatëse dhe bazuar në vlerësimin e autoriteteve kompetente, 15-vjeçarja e arrestuar është dërguar për trajtim në një institucion shëndetësor të specializuar për shëndetin mendor, në Tiranë.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier rithekson se ka kryer të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me ligjin, në bashkëpunim të ngushtë me organin e Prokurorisë, i cili është autoriteti kompetent për vijimin e procedimit penal.

Policia e Shtetit mbetet maksimalisht e angazhuar për trajtimin me seriozitet të çdo rasti që cenon sigurinë e qytetarëve, veçanërisht kur në këto ngjarje përfshihen të mitur, duke vepruar me profesionalizëm, paanshmëri dhe në zbatim të plotë të ligjit.

3 ORE ME PARE

Dhunuan brutalisht të miturën në Fier, dalin fotot e tre adoleshenteve, njëra me tatuazh ‘AK-47’ në krah

Dhuna brutale ndaj të miturës në Fier, policia: Dy adoleshente

Dhuna mes të rinjve shqiptarë është një fenomen shqetësues që ka ardhur në rritje nga viti në vit. Vetëm dy ditë më parë u publikuan pamje që tregonin sesi 3 vajza të mitura në Fier dhunonin në mënyrë brutale bashkëmoshataren e tyre.

Pamjet u bënë virale në rrjet, ndërsa 3 fotot e vajzave të reja që dhunuan bashkëmoshataren e tyre janë shpërndarë masivisht edhe për shkak të tatuazheve të dukshme në krahët e tyre.

Dhuna brutale ndaj të miturës në Fier, policia: Dy adoleshente

Pavarësisht moshës së mitur, ato kanë tatuazhe. Bie në sy tatuazhi i njërës prej tyre e cila ka një imazh të një arme automatike të tipit “Ak-47”.

Deri në këto momente nuk ka një reagim zyrtar nga policia e shtetit për rastin që dyshohet të ketë ndodhur rreth një muaj më parë. Shqetësues është fakti që përveç dhunës dhe denigrimit prej tyre në rrjetet sociale, vajzat edhe pse të mitura në moshë mbajnë tatuazhe të tilla. Versus.al

Poll