AKTUALITET /

Dhunuan brutalisht të miturën në Fier, dalin fotot e tre adoleshenteve, njëra me tatuazh ‘AK-47’ në krah

Policia ende nuk ka dalë me një reagim zyrtar mbi rastin tronditës.

Shkruar nga Versus

Dhunuan brutalisht të miturën në Fier, dalin fotot e tre

Dhuna mes të rinjve shqiptarë është një fenomen shqetësues që ka ardhur në rritje nga viti në vit. Vetëm dy ditë më parë u publikuan pamje që tregonin sesi 3 vajza të mitura në Fier dhunonin në mënyrë brutale bashkëmoshataren e tyre.

Pamjet u bënë virale në rrjet, ndërsa 3 fotot e vajzave të reja që dhunuan bashkëmoshataren e tyre janë shpërndarë masivisht edhe për shkak të tatuazheve të dukshme në krahët e tyre.

Dhunuan brutalisht të miturën në Fier, dalin fotot e tre

Pavarësisht moshës së mitur, ato kanë tatuazhe. Bie në sy tatuazhi i njërës prej tyre e cila ka një imazh të një arme automatike të tipit “Ak-47”.

Deri në këto momente nuk ka një reagim zyrtar nga policia e shtetit për rastin që dyshohet të ketë ndodhur rreth një muaj më parë. Shqetësues është fakti që përveç dhunës dhe denigrimit prej tyre në rrjetet sociale, vajzat edhe pse të mitura në moshë mbajnë tatuazhe të tilla. Versus.al

Poll