AKTUALITET /

Shqiptarët ‘braktisin’ gomonet, drejt Anglisë me jaht! I infiltruari nxjerr bisedat: 15 mijë paund ‘cash’, pagesa në Shqipëri

Sipas trafikantëve, jahtin e kishin marrë me qira për 50 mijë euro.

Shkruar nga Versus

Shqiptarët ‘braktisin’ gomonet, drejt Anglisë me jaht! I

Emigrantët shqiptarë që kalojnë ilegalisht në Britaninë e Madhe, tanimë kanë gjetur një tjetër mënyrë më pak të rrezikshme sesa kalimet me gomone.

Media britanike “The Sun” ka publikuar bisedat e një grupi britaniko-shqiptare që transporton me jaht emigrantët përtej kanalit mes Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar. Duke qenë se jahtet që ankorohen në marina të vogla, mund të shmangin kontrollet e rrepta, kjo është parë si një mundësi e artë nga grupi që merret me transportimin e emigrantëve.

Një person i infiltruar nga media britanike ka zbuluar sesi mijëra shqiptarë të cilët më parë ishin dënuar ose kthyer mbrapsht nga autoritetet vendase, ishin rikthyer duke përdorur jahte. Bisedat e tyre në ëhatsapp tregojnë sesi organizohej trafiku i klandestinëve.

Për një vend në jaht, kërkohen 15 mijë paund dhe pagesa duhet të bëhet në Shqipëri tek të njohurit e personave që merreshin me këtë veprimtari të jashtëligjshme.

“Kam një vend në anije sot. Një jaht të madh, një luksoz. Pranojmë vetëm para në dorë në Shqipëri”- i shkruan të infiltruarit njëri prej trafikantëve.

Shqiptarët ‘braktisin’ gomonet, drejt Anglisë me jaht! I

Ata premtonin udhëtim të qetë dhe të sigurt, ndërsa pretendonin se kishin shpenzuar 50 mijë euro për ta marrë me qira jahtin me të cilin kryenin transportin e emigrantëve. Versus.al

Poll