
Tiranë- Tre të rinj janë përleshur me njëri-tjetrin gjatë mbrëmjes së djeshme në zonën e njohur si “ish-Parku” në kryeqytet.
Mësohet se njëri prej tyre ka mbetur i plagosur me thikë dhe është transportuar në spitalin e Traumës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.
Pritet edhe një reagim zyrtar nga policia për detajet e ngjarjes. Versus.al

