
Policia e Tiranës ka dalë me një njoftim zyrtar për sherrin banal të ndodhur dje mes disa personave në rrugën “Frosina Plaku” në hyrjen e një parkimi të pallatit.
Tre persona janë arrestuar për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje” pasi dyshohet se dhunuan dhe plagosën me thikë 33 vjeçarin A.I i cili po merr trajtim mjekësor në spitalin e Traumës.
Në pranga kanë rënë: Luciano Nurçja, 46 vjeç, Albert Lika, 44 vjeç dhe Enea Kurti 23 vjeç. Ndërsa është shpallur në kërkim i mituri E.L 17 vjeç, gjithashtu i dyshuar për plagosjen e rëndë me dashje dhe mbajtjen e thikës pa leje.
Policia procedoi penalisht edhe të riun e plagosur. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të metejshme. Versus.al

