
Greqi- Një ngjarje e rëndë është bërë publike së fundmi në veri të shtetit fqinj ku një 14 vjeçar shqiptar akuzohet se ka abuzuar seksualisht me bashkëkombësen e tij 15 vjeçare.
Sipas mediave, ngjarja ka ndodhur në dhjetor të vitit të kaluar, por është bërë publike vetëm së fundmi. Adoleshenti përveçse abuzoi seksualisht me 15 vjeçaren, gjithashtu edhe e filmoi ngjarjen.
Pas denoncimit në polici, autoritetet kryen një kontroll në shtëpinë e të pandehurit 14-vjeçar, ku gjetën dhe sekuestruan telefonat e tij. Versus.al

