
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja në Korçë ditën e sotme ku një 74-vjeçar humbi jetën nga zjarri në banesë.
Fqinjët e tij tregojnë se 74-vjeçari ishte pronar i banesës që dogji qëllimisht pasi tentoi të nxirrte jashtë qiraxhinjtë e tij, me të cilët kishte ndarë të njëjtën çati së fundmi.
Duke dashur për ta mbajtur për vete të gjithë banesës, pas kundërshtimeve të qiraxhinjve (burrë e grua) viktima kishte tentuar dhe ditën e djeshme për të djegur apartamentin e tij, mirëpo zjarrin e shuan menjëherë.
Ndërsa sot tentativa e Urim Hysollit u bë realitet i hidhur, pasi i mori jetën në vend.
“Po rrinim në shtëpi, burri po lante enët, ai i vuri flakën vendit. I zoti i shtëpisë i vuri flakën shtëpisë. Unë isha me qera. Kishim 10 vite këtu. Atë e përzuri vëllai i tij sepse pinte shumë” thotë qeraxhia e viktimës.
Të tronditura fiqnjet tregojnë se Hysolli më parë jetonte me të vëllanë, por për shkak të alkoolit, ky i fundit e kishte nxjerrë nga shtëpia. Kështu ai u detyrua të rikthehej në banesën e tij, ndonëse burrë e grua i paguanin qeranë./Versus.al

