AKTUALITET /

VIDEO/ Zjarri përfshin një banesë në Korçë, vdes nga asfiksimi i moshuari 74-vjeçar

Dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga pakujdesia, por shkaku i saktë nuk është konfirmuar ende.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Zjarri përfshin një banesë në Korçë, vdes

Një 74-vjeçar ka humbur jetën mesditën e sotme si pasojë e një zjarri të rënë në një apartament pranë pastiçerisë “Tasho”, në qytetin e Korçës.

Sipas informacioneve paraprake, flakët përfshinë një apartament në një nga katet e pallatit, ndërsa tymi u përhap me shpejtësi në të gjithë godinën. Në vendngjarje mbërritën menjëherë shërbimet zjarrfikëse dhe forcat e policisë, të cilat evakuuan banorët.

Si pasojë e zjarrit, humbi jetën 74-vjeçari me inicialet U. Hysolli, i cili ndodhej në banesë.

Dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga pakujdesia, por shkaku i saktë nuk është konfirmuar ende.

Pas shuarjes së flakëve, grupi hetimor do të kryejë veprimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes./Versus.al

 

Poll