
Kur duhen pak orë nga protesta e madhe e paralajmëruar sot në mbrëmje në sheshin para Kryeministrisë, në ambientet e jashtme të godinës së qeverisë janë vendosur makina të policisë, si rrallëherë në këto 42 ditë proteste.
Por protesta e sotme, përkon dhe me koncertin e reperit të njohur ndërkombëtar Kanye West i cili do të performojë sot në një skenë gjigande në parkun e improvizuar enkas për të në Kashar.
Protesta e 11 korrikut është njoftuar se do të jetë e madhe dhe se një nga qëllimet e saj është thirrja për ta bojkotuar koncertin, pas vendimit të qeverisë për t’i akorduar këngëtarit amerikan 4 mln euro, me qëllim që koncerti të mos anulohej si pasojë e biletave të pashitura./Versus.al

