
Kur duhen dhe 2 orë të nisë koncerti i Kanye West, mijëra fansa të reperit kanë nisur të mblidhen në stadiumin e ngritur enkas për koncertin, në Kashar.
Një pjesë e madhe e pjesëmarrësve në koncertin e Kanye West janë vizitorë nga vende të ndryshme të rajonit.
Eagle Stadium ndodhet në kilometrin e parë të autostradës Tiranë-Durrës. Për të lehtësuar lëvizjen e fansave, drejt stadiumit janë vendosur autobusë të dedikuar që nisen nga qendra e Tiranës çdo 20 minuta./Versus.al

