
Një javë pas lajmeve të publikuara rreth një blerje apartamenti me çmim 240 mijë eurosh në Tiranë, deputetja socialiste Zegjine Çaushi ka reaguar duke thënë se bëhet fjalë për dezinformim dhe se ajo e kishte prenotuar apartamentin që ende nuk është ndërtuar.
Gjatë fjalës së saj, ku pati shumë të qeshura nga deputetët e PD, Çaushi iu drejtua Berishës duke e akuzuar për dezinformim dhe duke e sfiduar të gjente një vend në botë ku protestohet edhe ndaj qeverisë edhe ndaj opozitës.
“Sali ti duhet të jesh i fundit që të vish këtu e të flasësh për atë protestë. Më gjej një vend në botë Sali ku protestohet kundër qeverisë, por edhe kundër opozitës dhe liderit të saj. Ajo foltore nuk është tribunë politike për zakonin tënde të vjetër, dezinformimi. Siç dezinformove shqiptarët për reformën territoriale, ashtu dezinformove edhe për shtëpinë time. Ndryshe nga ti Sali nuk kam privatizuar asnjë pëllëmbë toke shqiptarëve, pork am lidhur një kontratë për prenotim apartamenti që ende nuk ka nisur Sali. Ndryshe me sipërfaqe e ndryshe me çmimin që e ke raportuar ti Sali, vetëm një gjë di të bësh ti, të dezinformosh”- tha Çaushi ndër të tjera. Versus.al

