
Ndryshe nga Taulant Balla i cili në postimet e tij i quan protestuesit “sorra” të Berishës, Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi u tha demokratëve sot në Kuvend se ata nuk arrijnë dot të futen tek protestuesit sepse këta të fundit nuk i pranojnë.
Ndërsa më tej sa i takon njërës prej kërkesave të protestuesve për anulimin e “Paketës së Maleve”, Klosi ngre pyetjen se përse ata që e kundërshtojnë këtë paketë, sipas tij janë kundër investimeve në zonat rurale.
“Ngriheni këtu dhe thoni kërkojmë ne si ata se ju sjeni si ata se nuk ju pranojnë juve. Përpiqeni të futeni fshehurazi, por nuk ju pranojnë ata. Kërkoni ju anulimin e paketës së Maleve. Po ç’keni ju me investimet në zonat rurale, ç’keni ju me mbështetjen për investitorët? Bëhuni seriozë. Nuk mendoj se trajtimi i parlamentit çel e mbyll, ju bën juve të keni kredibilitet më shumë”- tha Klosi ndër të tjera. Versus.al

