Live Updates /

“Flas vetëm me ata që më votuan”, Rama për protestat: S’jap dorëheqje, askush nuk më lëviz dot nga posti

*Kreu i qeverisë, Edi Rama doli në një konferencë për mediat pas mbledhjes së qeverisë ku më së shumti foli lidhur me projektin e Zvërnecit për të cilin prej 3 ditësh kanë nisur protesta masive në Tiranë nga ku qytetarët i kërkojnë dorëheqjen duke shprehur edhe pakënaqësitë e tjera ndaj qeverisës. *Rama u përgjigj ndaj pyetjes nëse do të japë dorëheqjen siç i është kërkuar nga protestuesit, duke thënë se ka kontratë me 800 mijë shqiptarë dhe se askush nuk mund ta zbresë nga posti i tij. *Ai tha se protesta po manipulohet nga qarqe që janë kundër BE, ndërsa u shpreh i bindur se kjo “luftë hibride” sipas tij do të përfundojë si të tjerat. Sa i takon thirrjeve për arrestimin e tij, Rama tha se nuk i bëjnë përshtypje thirrje të tilla.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Kreu i qeverisë, Edi Rama doli në një konferencë për mediat pas mbledhjes së qeverisë ku më së shumti foli lidhur me projektin e Zvërnecit për të cilin prej 3 ditësh kanë nisur protesta masive në Tiranë nga ku qytetarët i kërkojnë dorëheqjen duke shprehur edhe pakënaqësitë e tjera ndaj qeverisës. *Rama u përgjigj ndaj pyetjes nëse do të japë dorëheqjen siç i është kërkuar nga protestuesit, duke thënë se ka kontratë me 800 mijë shqiptarë dhe se askush nuk mund ta zbresë nga posti i tij. *Ai tha se protesta po manipulohet nga qarqe që janë kundër BE, ndërsa u shpreh i bindur se kjo “luftë hibride” sipas tij do të përfundojë si të tjerat. Sa i takon thirrjeve për arrestimin e tij, Rama tha se nuk i bëjnë përshtypje thirrje të tilla.

3 Postime
3 ORE ME PARE

“Thirrjet Rama n’burg, Berisha n’burg”, kryeministri: Film i vjetër! Flas me ata që s’duan dorëheqjen time

“Flas vetëm me ata që më votuan”, Rama për

Pas pyetjes nëse do japë dorëheqjen, kryeministri Edi Rama u pyet nga gazetarët edhe lidhur me thirrjet në kor për burgosjen e tij dhe të kryedemokratit Sali Berisha.

Rama tha se kanë marrë fund kohërat kur njerëzve u tregohej burgu. Ndërsa shtoi se ftesa e tij për të biseduar ishte ndaj personave të cilët sipas tij janë manipuluar nga disa të tjerë dhe nuk kërkojnë dorëheqjen e tyre.

“Nuk do të përgjigjem sepse po të përgjigjem do të konsiderohem si njeri që nuk respekton mediat. Kësaj pyetje i mungon çdo lloj etike. Ndërsa përsa më takon, unë e di shumë mirë se ata që vijnë e protestojnë janë shqiptarë. Nuk iu përgjigja ndaj shqiptarëve, por ndaj atyre që thonë ne duam dorëheqjen pa kushte. Nuk janë ata që kam ftuar unë, unë e di se kush janë ata, janë pjesë e manipulatorëve. Unë e kam me ata që janë pjesë e atij grupi në bulevard që nuk dalin për të kërkuar dorëheqjen time.

Përsa itakon burgut, kjo temë Meriton vetëm një koment nga ana ime: koha kur njerëzve u tregohej burgu nëpër rrugë, është një kohë që me krenari e kemi lënë pas. Unë jam njeriu që kam udhëhequr këtë duke i hapur rrugë reformës në drejtësi dhe duke i dhënë jetë një strukture totalisht të pavarur nga unë. Nuk më bëjnë përshtypje fare, është film shumë i vjetër me të njëjtin fund. Ajo që më vjen keq me ata që u shkojnë mbrapa atyre honxhobonxhove të tjerë që janë nëndritarësit profesionistë të Shqipërisë është njëjtë si ata që shkojnë tek i njëjti film dhe mezi presin që fundi të jetë ndryshe dhe personazhi i tyre të triumfojë”- u shpreh Rama. Versus.al

3 ORE ME PARE

“Po e nxisin forcat kundër BE”, Rama për protestën: S’kam dyshim se kjo luftë do mbarojë

“Flas vetëm me ata që më votuan”, Rama për

Kreu i qeverisë, Edi Rama vijoi me pretendimet se protestat për Zvërnecin dhe dorëheqjen e tij po orkestrohen nga forca të jashtme që nuk e duan BE-në. Duke i krahasuar protestuesit me anëtarët e organizatës famëkeqe të Agimit të Artë, Rama tha u shpreh i bindur se do të përfundojë.

“Forcat kundër BE organizojnë dhe nxisin dhe orkestrojnë situata të kësaj natyre duke përdorur në radhë të parë çështjet ndaj ambientit. Sepse këtu ka sensibilitet më të madh dhe bashkohen vëllezërit e Agimitt ë Artë që orkestrohen nga ustallarë si ata të Agimitt ë Artë në emër të bashkimit të shqiptarëve me vajza e djem me qasje atdhetashurie ndaj natyrës. Kjo është luftë hibride dhe nuk ka fare dyshim se kjo luftë do të mbarojë dhe gjithkush do marrë atë që i takon dhe mbi të gjitha që Shqipëria e shqiptarët do marrin të ardhurat që u takojnë për të rritur ekonominë”- tha Rama. Versus.al

3 ORE ME PARE

Protestuesit i kërkuan dorëheqjen, Rama: Askush nuk më lëviz dot prej këtu, kam kontratë me 800 mijë shqiptarë

“Flas vetëm me ata që më votuan”, Rama për

Kryeministri Edi Rama foli për mediat sot pas mbledhjes së qeverisë ku u pyet nga gazetarët nëse ka një përgjigjie për ata protestues të cilët i kërkojnë dorëheqjen. Rama i quajti protestuesit “të kurdisur” dhe tha se asgjë nuk mund ta lëvizë atë nga posti ku e kanë vendosur shqiptarët.

Ndërsa sa u takon bisedimeve, ai tha se kushdo që do të flasë për mbrojtjen e mjedisit është i mirëpritur në zyrën e tij, por për kërkesat e tjera tha se askush nuk mund të flasë në emër të popullit.   

“Kam një përgjigjie. T’I referohen arkivit të gjatë të këtij filmi të vjetër se tanimë këtu nuk ka asgjë të re. unë nuk kam kërkuar të bisedoj me asnjë nga ata që për mua janë të kurdisur dhe janë të çartur, por për ata që kanë votuar për mua. Disa prej tyre edhe më kanë shkruar që nga protesta e parë dhe kam respekt për ta sepse nuk kanë dalë në protest për një episode të ri të një filmi të vjetër. Ai duhet t’u tregojë të gjithëve se asgjë nuk më lëviz mua nga instikami ku më kanë vendosur shqiptarët. Kush flet në emër të shqiptarëve nuk duhet të harrojë se unë kam një kontratë me 800 mijë shqiptarë. Kush flet pastaj për mjedisin dhe sesi mund të mbrohet mjedisi është i mirëseardhur të vijë të flasim. Ata që vijnë me librin e shtëpisë time poshtë dritares tek selia e PS dhe vijnë vërdallë si çakejtë e Agimit të Artë në Greqi, janë subjekt për Zotin dhe Zoti i faltë se nuk dijnë çfarë bëjnë”- u shpreh Rama. Versus.al

Poll