
Ditën e djeshme, kryeministri Edi Rama mori pjesë në konkursin për projektin e transformimin e Pallatit të Kongreseve ku u shpall fitues projekti i studios zviceriane “Herzog & de Meuron Basel Ltd”.
Sipas këtij projekti, Pallatit të Kongreseve do t’i shtohet një kullë shumëkatëshe deri në 255 metra lartësi, ose sa dyfishi i kullës së “Air Albania”, një restorant panoramik dhe një pamje mbi qytetin. Projekti sjell një ndërhyrje minimaliste në Pallatin e Kongreseve, duke zëvendësuar çatinë, përmirësuar akustikën brenda sallës kryesore dhe ndërtimin e gjashtë sallave të reja konferencash për gati 16000 persona.
Juria ndërkombëtare e vlerësoi në mënyrë unanime projektin fitues si një kryevepër që nderon Pallatin e Kongreseve, duke krijuar një dialog mes trashëgimisë dhe inovacionit, si edhe duke afruar më shumë jetën publike të qytetit me këtë monument të rëndësishëm.
Koncepti synon krijimin e një ndërtese që tërheq vizitorë dhe turistë, duke përdorur gur shqiptar për të ruajtur identitetin lokal. Në pjesën e sipërme parashikohet një restorant panoramik dhe një pishinë me pamje mbi qytetin. Versus.al

