Çfarë do të gjeni në brendësi
*Një zhvillim i papritur ka ndodhur sot në Prokuroria e Posaçme që me urdhër të firmosur nga prokurori Altin Dumani ka bllokuar llogaritë e kompanisë “Albanian Land Development” me administrator Redi Struga i cili ishte ura lidhëse me 2 vëllezërit investitorë nga Katari, Moutaz dhe Ramez Al-Khayyat. Këta të fundit kishin tranferuar 195 milionë euro në Shqipëri si kosto për blerjen e pronave dhe përgatitjen e investimit në Zvërnec. *SPAK dyshon për tjetërsim pronash dhe në qendër të kësaj skeme përmendet Artur Shehu, një personazh i njohur në Vlorë që jeton në SHBA dhe më parë është përfshirë në veprimtari kriminale. *Lidhur me hetimet, Rama tha se është gjë pozitive që SPAK të hetojë për pronarët e tokës, por jo të bllokojë shumën e vëllezërve sirianë për të cilët tha se kanë reputacion të padiskutueshëm ndërkombëtar. *Në konferencën me presidentin e Këshillit të Evropës, Antonio Costa, Rama u shpreh i vendosur për të vijuar projektin përsa kohë ai është kryeministër duke ironizuar edhe protestën e djeshme teksa tha se askush nuk duhet të pretendojë se përfaqëson populli pasi populli sipas tij, e ka votuar me 83 mandate.
"Na duhet Evropa plakë", Rama për Zvërnecin: Projekt në përputhje me BE, investitorët nuk do hedhin beton

Kreu i qeverisë, Edi Rama tha se projekti që pritet të zbatohet në Zvërnec, do të respektojë të gjitha standartet e Bashkimit Europian. Sipas tij, për të qenë pjesë e BE, Shqipëria duhet të respektojë të gjitha rregullat e familjes së madhe edhe për mjedisin.
"Si mundet ne të bëjmë një projekt i cili është një projekt me një peizazh natyror dhe të mos respektojmë standardet e BE-së? Kjo ka një mundësi: që ne ta mbyllim procesin me BE-në, t’i themi faleminderit, ne do të shkojmë me Kinën dhe nuk do të merremi me këto “cic-mice”. Nuk e kemi këtë alternativë, e kam thënë dhe e përsëris për të gjithë ata që e mendojnë. Ajo Evropa plakë është e vetmja që na duhet ne. Për t’u bërë pjesë e kësaj familjeje, duhet të sillemi korrekt sipas standardeve, jo për ata, por për ne.
Presidenti ka qenë kryeministri më i suksesshëm i Portugalisë për lirinë individuale dhe biznesin. Është një njeri që mund t’ju tregojë shembuj sesi gjithë ato tensione apo dhimbje që krijoi procesi i futjes në BE për të reformuar vetveten, u kthyen në mirësi dhe sukses për atë popull. Ne këtu bëjmë edhe Ramazan, ne kemi gjithandej atë thirrjen: pas dhimbjes vjen lehtësimi. Pa dhimbje nuk ka. Projekti jo vetëm që do të jetë në standardet e BE-së, por ambicia ime, që e ndaj me bashkëinvestitorët që sot janë edhe bashkëpronarë, është që të bëjmë një projekt që të jetë model. Kompanitë nuk janë mbledhur këtu për të hedhur beton e për të shkatërruar biodiversitetin. E vetmja gjë që mund të bëjnë, dhe këtë s’kemi si ta shmangim, është që të shkatërrojnë nervat dhe komplet imazhin e Sazan Gurit me shokë, se lekë për Sazan Gurin ata nuk kanë"- tha Rama mes të tjerash. Versus.al
“Edi Rama të q*”, shpërthen kryeministri: ‘Ndalu ti se jemi ne, s’funksionon me mua! Populli flet në zgjedhje

Kryeministri Edi Rama nuk është përmbajtur gjatë konferencës për shtyp të përbashkët me presidentin e Këshillit të Evropës, Antonio Costa duke shprehur edhe reagimin e tij përsa i takon protestës masive kundër ndërtimeve në Zvërnec dhe Rrjoll.
Ai tha se përsa kohë ai është kryeministër, ndërtimi nuk ndalon dhe se populli flet në zgjedhje. Ndërsa nuk ngurroi të përmendte edhe disa prej fyerjeve drejt tij gjatë protestës.
“Shumica e popullit grek nuk shkon të flejë në costa navarino, por populli grek përfiton nga të ardhurat që sjell. 25 % që janë ekonomia e atij vendi, vijnë nga resorte luksoze. Një natë në resort gjeneron shumë më tepër vlerë ekonomike për komunitetin se sa 1 mijë net me kosto të ulet. Dhe meqë do shkojmë në mal të zi me presidentin, është nisur me të njëjtin start, prej vitesh ka pgat më të larta në rajon. Turizmi mbështet 1 në çdo 4 vende pune. Rritja e numrit të turistëve është arsyeja kryesore e rritjes së ekonomisë. Këtë sukses eka nga turizmi i luksit, ku nuk shkojmë malazezët e zakonshëm, por prej të cilëve malazezët e zakonshëm kanë paga më të larta. Kur një turist paguan 100euro në ditë, diçka fitojnë ata që mikpresin Kur një turist paguan 2 mijë euro në natë, fitojnë biznese lokale rreth e rrotull dhe në fund fiton pensionit. Mund të thonë për çfarë na duhet aeroporti kur nuk kemi avionë. Investimi nuk ndalet, por jam i hapur të flas…ju kujtohet ajo kur do flasim. Studentët folën dhe vazhdojnë efektet pozitive. Teoria ndalu t’i se jemi ne, me mua nuk ka funksionuar dhe nuk do funksionojë sa kohë jam këtu. Populli është ia që flet ditën e zgjedhjeve. Na bashkon këngët apo nevoja për të thirrur në kor Edi Rama tqr…”, tha Rama. Versus.al
SPAK sekuestroi llogaritë për Zvërnecin, Rama: Pozitive! Por investitorët janë me reputacion

I pyetur për projektin e Zvërnecit sa u takon veprimeve të SPAK që ka sekuestruar llogaritë e kompanisë “Albanian Land Development”, kryeministri Edi Rama tha se kjo është një gjë e mirë.
Por shtoi se reputacioni i biznesmenëve nga Katari është i padiskutueshëm dhe duhet që personat që thonë gjëra të pavërteta të kenë shumë kujdes me ato çfarë flasin.
Pjesë nga fjala e Ramës:
Do e nis nga fundi sepse kjo e SPAK-ut ka dy pjesë. Ka pjesën positive që i takon SPAK-ut dhe pjesën e shëmtuar që u takun zëdhënëve të vetëofruar të SPAK. Pjesa e hetimit mbi origjinën e një pasurie është positive. Përsa kohë ky është një problem i ngritur me apo pa të drejtë, nuk e dimë. Pastaj i shumëpërfolur, aq më tepër përsa kohë kjo përfolje lidhet me një hetim të nisur përsa i takon subjektit është shumë positive që SPAK ta hetojë origjinën e kësaj prone.
Është e mirëseardhur dhe unë e nxis këtë hetim. Pjesa e shëmtuar është ajo e zëdhënësve të vetëofruar të cilët ndajnë me opinionin public gjysmë të vërteta që janë edhe gënjeshtrat më të mëdha. Pasi investitorët të cilët sot janë zotëruesit e pronës, janë investitorë me një reputacion të padiskutueshëm, burimet financiare të të cilëve për të përcjellë pagesën tek zotëruesit e pronës, janë investiguar si të gjithë rastet e tjera, por në këtë rast edhe nga Agjencia jonë e pastrimit të parave. Kanë rezultuar totalisht legale dhe të ardhura nga institucione financiare me reputacion global kështu që kjo çështje duhet ndarë në dy pjesë. Investitorët janë tërësisht në të drejtën e tyre. Bllokimi i transaksionit nga ana e tyre është totalisht arbitrar dhe negativ. Bllokimi i kalimit të parave tek pronari për të cilin ka dyshime është çështje në të drejtë të organit hetimor. Versus.al
SPAK sekuestron llogaritë e lidhura me Zvërnecin, në qendër të hetimit Artur Shehu
Prokuroria e Posaçme është vënë në lëvizje për Zvërnecin ku ka sekuestruar të gjitha llogaritë e “Albanian Land Development” pas dyshimeve për tjetërsim të pronave.
Ditën e djeshme u zhvilluan kontrolle ndaj administratorit të kësaj kompanie Redi Struga i cili ka qenë ndërmjetësi me investitorët nga Katari. Ndërsa sot mësohet se në qendër të hetimeve është Artur Shehu i cili jeton në SHBA. Shehu dyshohet se drejtoi skemën e tjetërsimit të pronave në Zvërnec.
Urdhri i sekuestros së llogarive është firmosur nga prokurori i posaçëm, Altin Dumani. Pak ditë më parë, vëllezërit Khayyat nga Katari kanë transferuar në Bankën Kombëtare Tregtare 195 milionë dollarë, para të cilat do të përdoreshin për të paguar blerjen e tokave dhe fillimin e punimeve për ndërtimin e resortit.
Investitorët nga Katari, ortakë të Jared Kushner, kanë hapur dy kompani në Shqipëri për projektin e Zvërnecit. Fillimisht duke hapiur në Shqipëri degën e kompanisë së tyre Urbacon Trading and Contracting, një nga kompanitë më të mëdha të ndërtimit në botën arabe dhe më vonë përmes themelimit të kompanisë Sazan Operations Holding. Versus.al

