
Marc Cucurella ka njoftuar tërheqjen e tij nga kombëtarja spanjolle nëse ata mposhtin Argjentinën në finalen e Kupës së Botës. Mbrojtësi spanjoll beson se fitimi i titujve evropianë dhe botërorë do të përmbushte të gjitha qëllimet e tij për ekipin kombëtar, dhe gjithashtu bëri një premtim të pazakontë kushtuar trajnerit Luis de la Fuente.
Pasi ka fituar tashmë Kampionatin Evropian 2024, 27-vjeçari beson se kombinimi i dy titujve më të mëdhenj ndërkombëtarë do të ishte fundi perfekt i karrierës së tij me "La Roja".
Ai u bë një lojtar kyç nën drejtimin e De la Fuentes dhe një lojtar i rregullt në mbrojtje gjatë gjithë turneut. Përveç njoftimit të tërheqjes nga futbolli, Cucurella premtoi gjithashtu se do të bënte një tatuazh në nder të trajnerit nëse Spanja do të fitonte titullin.
Në një intervistë me gazetën L'Equipe, ai shpjegoi pse është gati të largohet nga kombëtarja në rast fitoreje. Ai theksoi se fitimi i dy trofeve më të rëndësishëm do të përfaqësonte fundin ideal të udhëtimit të tij me ekipin kombëtar.
"Nëse fitojmë Kupën e Botës, do ta telefonoj Luisin të nesërmen dhe do t'i them të mos mbështetet më tek unë, se po tërhiqem nga ekipi kombëtar. Me titujt e kampionatit evropian dhe botëror, nuk mund të bëhet më mirë se kaq. Nëse fitojmë Kupën e Botës, do të bëj tatuazh fytyrën e trajnerit Luis de la Fuente në bicepsin tim"- ka thënë Cucurrela mes të tjerash. Versus.al

