MAGAZINË /

"Çmenduri e jetës", Messi për foton me Yamalin: Ai tani është ndër më të mirët në botë

Shkruar nga Versus

"Çmenduri e jetës", Messi për foton me Yamalin: Ai

Legjenda e futbollit, Lionel Messi u pyet nga Tom Brady lidhur me foton e famshme e 19 viteve më parë ku ai shihet duke larë talentin e Barcelonës, Lamine Yamal kur ky i fundit ishte vetëm një foshnjë disa muajshe.

Duke qeshur Messi tha se është “çmenduri” sesi nga ajo foto tanimë të dy përballen në finalen e Kupës së Botës. Ndërsa e konsideroi Yamalin si një prej lojtarëve më të mirë në botë, ai tha se do të përpiqet që të bëjë më të mirën përballë tij.

“Lamine është lojtar shumë i madh të cilin e kam ndjekur shumë sepse luan në klubin që e dua dhe i dua gjithmonë më të mirën. Është një prej më të mirëve në botë në moshën 19 vjeçare. Ka një karrierë përpara, ka mundësinë të arrijë diçka historike. Ne do mundohemi të japim më të mirën që të mos ndodhë këtë herë. Ajo foto është çmenduri, sepse është jeta apo jo…unë bëra një foto kur ishte foshnjë dhe tani jemi të dy duke u përballur në Kupën e Botës. Është ndër më të mirët në botë në këtë moment dhe i uroj shumë fat sepse çfarë është mirë për të do të jetë mirë edhe për Barcelonën. Do të përpiqemi të bëjmë një ndeshje të madhe që ai të mos jetë në versionin e tij më të mirë”- tha Messi. Versus.al

Poll