Mbrëmjen e djeshme Saranda u trondit nga një atentat me armë zjarri ndaj 50 vjeçarit Thimjo Rubati i cili mbeti i plagosur dhe po merr ndihmë mjekësore në spital.
Burime bëjnë me dije se një prej pistave që po verifikohet është një lidhje e mundshme e ngjarjes me dhunën që iu bë oficerit të krimeve në Sarandë Mihal Velço një ditë më parë.
Dyshohet se autorët janë larguar drejt zonës së plazheve dhe më pas kanë përdorur skaf për t’u arratisur nga vendngjarja. Forcat e policisë kanë vijuar kontrollet gjatë gjithë natës dhe kërkimet vazhdojnë ende për identifikimin dhe kapjen e personave të dyshuar.
50 vjeçari i cili ka qenë në gjendje të vetëdijshme pas sulmit, ka deklaruar se nuk njihte asnjë nga personat që e kishin qëlluar. Versus.al

