
Tiranë- Nëntë administratorë apo përfaqësues të dyqaneve të ndryshme në Tiranë janë procesuar penalisht nga policia. Gjatë kontrolleve të ushtruara në 8 dyqane veshjesh, u gjetën mallra kontrabandë pa origjinë dhe pa faturën e zhdoganimit.
Dyqanet tregtonin veshje fallco të markave luksoze si dhe nuk lëshonin kupona tatimorë për blerësit duke mos deklaruar kështu fitimet e tyre. Nga kontrollet në këto subjekte u sekuestruan: 16 aparate celularë, 10 njësi kompjuterike, 1 laptop, 11 çanta dhe veshje të markave luksoze.
Në përfundim të veprimeve proceduriale policia njofton nisjen e procedimit penal për shtetasit Gj. H., N. R., S. S., A. D., B. D., A. L., A. L., K. Gj. dhe J. B., administratorë ose përfaqësues të subjekteve. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Versus.al

