POLITIKË /

"Pse protestohet?", këshilltari i PS që ka idhull Ramën: Ata që ankohen për paga të ulëta, s'dinë ta menaxhojnë

Shkruar nga Versus
"Pse protestohet?", këshilltari i PS që ka idhull
Gjergji Ogreni, kryeministri Edi Rama, protestuesit para kryeministrisë

Këshilltari I PS në njësinë administrative nr.4 në Tiranë, Gjergji Ogreni ka komentuar protestat masive që zhvillohen në vend prej 49 ditësh.

Orgeni i cili më herët ka deklaruar se kryeministrin Edi Rama e ka idhull, ka thënë në “Report Tv” se protestuesit nuk kanë arsye që të dalin në protestë. Madje sipas tij, shumë prej protestuesve që ankohen pë rrogat e ulëta, në fakt nuk dinë të menaxhojnë të ardhurat e tyre dhe se kjo gjë nuk është përgjegjësi e qeverisë.

“Ne jemi në terren, duke parë, duke dëgjuar dhe duke mbledhur të dhëna. Ka pasur disa probleme të caktuara me rrugët, por ato janë zgjidhur, të paktën në disa zona të Tiranës.

Po për çfarë kanë dalë? Për të kërkuar dorëheqje? Ka një sërë problematikash që vijnë nga terreni, sepse ne vijmë nga terreni. Ai që ka dalë në protestë, ka dalë për arsye të ndryshme.

Dikush thotë: 'Nuk më del rroga'. Këtë nuk mund ta zgjidh unë. Nëse nuk i del rroga, do të thotë që e keqmenaxhon atë që ka. Të flasim për realitetin: paga bruto është dyfishuar. Ka qenë 415 mijë lekë, ndërsa tani është 900 e ca”- tha Ogreni mes të tjerash. Versus.al

Poll