
Kryetari i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj reagoi sot pas publikimit të një videoje nga kreu i grupit paralamentar socialist Taulant Balla i cili i kërkonte Shehajt që të tregojë sipërfaqen reale të vilës dhe nëse e ka shitur apo jo.
Në një video të filmuar përpara Kryeministrisë, Shehaj thotë se të dhënat për shtëpinë e familjarëve të tij janë publikuar me urdhër të kryeministrit Edi Rama.
Shehaj tha se kjo bëhet për shkak se qeveria kërkon të mbyllë gojën e deputetëve të Mundësia dhe të ndalen nga denoncimet e skandaleve korruptive të Ramës.
“Pse e bën Edi Rama këtë? Sepse është i dëshpëruar, por një gjë ta kesh të qartë: Ne nuk ndalemi! Nuk na trembni dot, as me filmime dhe as me Taulant-a, as me krimin as me oligarkët, as me mediat tuaja të cilat i financoni me paratë e qytetarëve shqiptarë”, e mbyll reagimin e tij Shehaj../Versus.al

