POLITIKË /

Protestat masive në vend, Klosi: S'ka asnjë arsye që PS të japë dorëheqjen

Sa i takon mocionit të Spiropalit, Klosi tha se nuk kishte asgjë të dorëzuar zyrtarisht.

Shkruar nga Versus

Protestat masive në vend, Klosi: S'ka asnjë arsye që PS

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, i ftuar në emisionin Të Paekspozuarit tha se pavarësisht protestave masive, nuk ka asnjë shans që PS të japë dorëheqjen nga qeverisja e vendit. 

Sipas tij, PS ka dimensionin më të fortë të ndryshimit.

Ylli Rakipi: Orë ka ndonjë shans të japë dorëheqjen qeveria? 

Blendi Klosi: Asnjë shans. Zëro shans. Ka nevojë për reflektim në raste të tilla. PS ka ndryshuar, është dimensioni më i fortë i ndryshimit. 

Ylli Rakpi: Pra dorëheqje gjallë në botë jo? 

Blendi Klosi: Nuk ka asnjë arsye të ketë dorëheqje të Partisë Socialiste. 

Lidhur me mocionin e deputetes, Elisa Spiropali, Klosi tha se ende nuk e ka dorëzuar zyrtarisht dhe se nuk ka një mendim lidhur me këtë. Versus.al

Poll