POLITIKË /

“Kur të kthehem të mos jesh këtu”, Beci i bën “gjyq publik” shitëses së domateve

Atë që mund ta bënte jashtë kamerave, Beci zgjodhi ta publikonte në rrjetin e tij social ku shihet teksa i kërkon shitëses të paguajë taksë si të tjerët dhe të mos shesë aty ku nuk është treg.

Shkruar nga Versus

“Kur të kthehem të mos jesh këtu”, Beci i bën

Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci bëri sot një inspektim në “Tregun e Rusit” ku u përqendrua tek rastet e informalitetit. Ai gjeti disa prej shitësve informalë që shisnin jashtë tregut perime e zarzavate.

Beci tha se fakti që ato shisnin pa paguar një tarifë tek tregu, ishte padrejtësi kundrejt shitësve  të tjerë. Megjithëse mund ta rregullonte fare mirë këtë problem duke folur vetëm me shitësen jashtë kamerave, Beci ka zgjedhur që momentin e pakëndshëm për të moshuarën pensioniste, ta kthente në “gjyq publik” duke iu drejtuar kësaj të fundit me tone të larta.

 

Teksa i ofroi si mundësi që të shiste produktet e saj në treg, Beci i theksoi shitëses se kur të kthehej herën tjetër, nuk donte ta gjente aty. Versus.al

Poll