POLITIKË /

Shqipëria mbylli tre kapitujt e parë të integrimit në BE, Gjermania vlerëson progresin e vendit tonë: Moment historik!

Përmes një reagimi zyrtar, ambasada gjermane e ka cilësuar këtë zhvillim si një moment historik në rrugëtimin e vendit drejt anëtarësimit në familjen europiane, duke "duartrokitur" progresin e arritur dhe angazhimin e institucioneve shqiptare.

Shkruar nga Versus

Shqipëria mbylli tre kapitujt e parë të integrimit në BE,

Ambasada e Gjermanisë në vendin tonë ka përshëndetur mbylljen e tre kapitujve të negociatave me Bashkimin Europian.
Përmes një reagimi zyrtar, ambasada e ka cilësuar këtë zhvillim si një moment historik në rrugëtimin e vendit drejt anëtarësimit në familjen europiane, duke "duartrokitur" progresin e arritur dhe angazhimin e institucioneve shqiptare.
Ky rezultat konsiderohet si një tregues i qartë i gatishmërisë së Shqipërisë për t’u integruar në fusha kyçe të politikave të Bashkimit Europian, duke forcuar më tej bashkëpunimin në kërkimin shkencor, inovacionin, arsimin, kulturën, si edhe duke kontribuar në rritjen e sigurisë ekonomike të bllokut europian.
“Ne vlerësojmë përpjekjet e ndërmarra nga autoritetet shqiptare për të arritur këtë moment historik dhe i inkurajojmë ato të ruajnë këtë dinamikë pozitive gjatë punës së mëtejshme për kapitujt e mbetur. Kemi besimin se Shqipëria do të ndërtojë mbi këtë progres, do të vazhdojë kursin e saj të reformave me të njëjtën vendosmëri dhe do të arrijë rezultate konkrete dhe të qëndrueshme - edhe në fushën e Themeloreve”, thuhet në reagimin e ambasadës./Versus.al

Poll