BOTA /

Ndodh për herë të parë, SHBA përdor anije pa pilot për të hedhur në erë marinën e Iranit

Shkruar nga Versus

Ndodh për herë të parë, SHBA përdor anije pa pilot

Komanda Qendrore e forcave ushtarake Amerikane ka publikuar pamje nga bombardimet që janë bërë ditëve të fundit ndaj Iranit.

Videoja e publikuar tregon “trukun” e përdorur për herë të parë nga forcat amerikane të cilat dërgojnë 3 anije pa pilot në një marinë të Iranit të cilën e hedhin në erë duke shkatërruar pjesë të flotës detare iraniane, mes të cilave edhe një nëndetëse.

 

Kjo është hera e parë e përdorimit të dronëve detarë ushtarakë. Ndërsa bombardimet e ndodhura së fundmi kanë shkaktuar sërish rritjen e çmimit të naftës me Iranin që ka bllokuar Ngushticën e Hormuzit. Versus.al

Poll