
Pas 500 ditësh, Prokuroria e Posaçme ka vendosur që të lejojë avokatët ndërkombëtarë të Erion Veliajt që të takohen me kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës.
Vendimi është marrë disa ditë më parë, pavarësisht se nuk kanë ndryshuar argumentet e vetë prokurorëve të SPAK-ut të cilët kishin refuzuar disa herë kërkesat e Veliajt për takim me avokatët ndërkombëtarë.
Nuk dihet arsyeja përse SPAK ka ndryshuar mendje dhe ka vendosur të lejojë takimin e kërkuar prej kohësh. Kryebashkiaku Erion Veliaj mbahet i arrestuar që prej 10 shkurtit të vitit 2025 dhe ndaj tij rëndojnë 13 akuza për 5 vepra penale. Versus.al

