
Partia Demokratike kërkon shpalljen “non grata” të ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snezhana Paunoviç.
Në një deklaratë për mediat, PD thotë se përmes deklaratës së saj, ministrja ultranacionaliste serbe shpreh keqardhje që xhelati i Ballkanit, Sllobodan Millosheviçi, me operacionin e tij "Patkoi" dhe me gjenocidin e fundit serb ndaj ndaj shqiptarëve, nuk arriti t'i dëbonte ata nga trojet e tyre mijëravjeçare.
“Partia Demokratike e dënon me forcë deklaratën raciste dhe antishqiptare të kësaj përfaqësueseje të ultranacionalizmit primitiv serb, si edhe qëndrimin e Edi Ramës dhe të narkoqeverisë së tij përballë deklaratave të tilla çnjerëzore dhe nxitëse të urrejtjes, të cilat bien ndesh me parimet themelore të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut.
Shpallja e saj non grata dhe paditja për nxitje të gjenocidit janë të vetmet qëndrime që ajo Meriton”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e PD-së./Versus.al

