POLITIKË /

VIDEO/ “Zoti, seksi dhe BE-ja, 3 gjëra që nuk parashikohen”, Rama për Euronews serb: Në Shqipëri po përhapen "crazy shit", është problem i madh!

Rama theksoi se presidenti serb mbetet partner i vështirë dhe se Open Balkan ishte ide e tmerrshme

Shkruar nga Versus

VIDEO/ “Zoti, seksi dhe BE-ja, 3 gjëra që nuk

Kryeministri Edi Rama, në intervistën e tij dhënë gazetares serbe Minja Miletić, për Euronews serbe e cilësoi një problem të madh në Shipëri, përhapjen sipas tij të lajmeve të rreme që ai i quajti “crazy shit”, (marrëzi e madhe), dhe që përmes internetit janë përhapur tek qytetarët.

Rama iu referua protestave që po zhvillohen prej 44 ditësh dhe që kanë si shkak vendimin e qeverisë për të miratuar ndërtimin e projektit turistik në Zvërnec.

 “Mundësia për të arritur te mendja e cdo njeriu në shoqëritë tona, për ta ndikuar atë dhe për të përhapur cdo lloj crazy shit. Demokracitë e kanë ngatërruar lirinë e arritjes me lirinë e fjalës”, tha Rama.

Kjo shkaktoi buzëqeshje tek gazetarja gjë që kërkoi një shpjegim nga Rama.

Në lidhje me integrimin e Shqipërisë në BE, kryeministri Rama tha se për 3 gjëra nuk mundesh të parashikosh, për zotin, seksin dhe BE-në.

“Por gjithmonë do të besojmë se zoti do të jetë i mirë me ne, se seksi do të jetë gjithmonë atu për ne dhe se Bashkimi Evropian do të jetë gjithmonë i fortë

Por a do të ndodhë kështu., Nuk e dimë”, tha Rama.

Më tej ai foli dhe për bashkëpunimin rajonal, marrëdhëniet me Serbinë dhe progresin e Malit të Zi në rrugën evropiane.

Duke komentuar bashkëpunimin me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, Rama u tregua i hapur dhe theksoi se ai është gjithmonë një partner i vështirë. Ai foli edhe për idenë e “Ballkanit të Hapur” që e krijuan bashkërisht.

“Ishte një ide e tmerrshme vetëm për një arsye: se unë dhe Vuçiçi ishim pas saj. Nëse do të kishit marrë emrat tanë dhe do të kishit vendosur, të themi, nuk e di, pesë emra të rinj - do të kishte qenë një ide e shkëlqyer. Është e njëjta gjë me gjithçka në Ballkan”, tha Rama.

Në këtë mënyrë, ai aludoi në faktin se në Ballkan, konteksti personal dhe politik i aktorëve që qëndrojnë pas nismave të caktuara shpesh luan një rol vendimtar, dhe jo domosdoshmërisht përmbajtja e vetë propozimit.

Rama vlerësoi veçanërisht transformimin e Malit të Zi.

"Mali i Zi, meritë u takon atyre, kanë qenë të jashtëzakonshëm në mënyrën se si janë transformuar - nga një anije kontrabandiste në nëndetësen e verdhë që të gjithë e duan. E respektoj këtë. Ata kanë bërë përparim të jashtëzakonshëm, por kjo nuk është e mjaftueshme ", tha ai.

Megjithatë, ai shtoi se Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Evropian sot kanë nevoja të ndërsjella.

"Mendoj se sot Evropa ka nevojë për ne aq sa ne kemi nevojë për Evropën", përfundoi ai.

Pjesë nga intervista

Edi Rama: Mundësia për të arritur te mendja e cdo njeriu në shoqëritë tona, për ta ndikuar atë dhe për të përhapur cdo lloj crazy shit (marrëzie), është një problem shumë i madh për ne.

Gazetarja buzëqesh

Pse po qesh?

Gazetarja- Sepse the crazy shit

Edi Rama: është crazy shit, nuk e di si i thuhet në serbisht por ë anglisht kështu është.

Gazetarja: Ji optimist kryeministër.

Edi Rama: Ka tre gjera që nuk mund ti parashikosh

Gazetarja; Ji optimist kryeministër.

Edi Rama: Zoti, seksi dhe BE-ja janë 3 gjëra që nuk e di kurrë ku do jenë, cfarë do të bëjnë apo si do të zhvillohen.

Gazetarja: Por duhet të besojmë se gjithcka do të jetë mirë

Edi Rama: Po, gjithmonë do të besojmë se zoti do të jetë i mirë me ne, se seksi do të jetë gjithmonë atu për ne dhe se Bashkimi Evropian do të jetë gjithmonë i fortë

Por a do të ndodhë kështu., Nuk e dimë./Versus.al

 

 

Poll