
Partia Demokratike bojkotoi seancën plenare të mbajtur ditën e djeshme në parlament ku raportuan veprimtarinë e tyre një sërë institucionesh të vendit. Lidhur me këtë fakt, nuk kanë qenë të kënaqur disa prej deputetëve të cilët kanë shprehur haptas qëndrimin e tyre.
Ata të cilët nuk u pajtuan me bojkotin e seancës ishin Bujar Leskaj, Ina Zhupa dhe Jorida Tabaku. Të tre kanë qenë të mendimit se bojkoti i seancave më shumë e dëmton opozitën sesa i shton pikë.
Sipas tyre, debate në Kuvend është një ndër të paktat platforma ku opozita mund të ngrejë zërin për çështjet publike të cilat i ka denoncuar vazhdimisht. Versus.al

