POLITIKË /

“Muhabet l*shi”, përplasje në PS për pr/ligjin e tokave bujqësore, Gjiknuri largohet nga komisioni

Shkruar nga Versus

“Muhabet l*shi”, përplasje në PS për pr/ligjin e

Mbledhja e komisionit për Çështjet Ligjore është shoqëruar nga debatet ditën e sotme edhe mes socialistëve përsa i takon projektligjit për tokat bujqësore. Pasi deputetët e PD, Oerd Bylykbashi dhe Gent Strazimiri u larguan nga komisioni sepse nuk morën fjalën për të bërë pyetje rreth rezervave që kishin për këtë projektligj, të njëjtën gjë bëri edhe socialisti, Damian Gjiknuri.

Pasi kreu i komisionit Ulsi Manja nuk i dha fjalën, Gjiknuri u largua nga komisioni duke shprehur edhe frustrimin e tij.

Pjesë nga debati:

Manja: E gjetët lepurin në ferrë ju të tre sot, në rregull. Kush është dakord në tërësi me projektligjin?

Gjiknuri: Të bëj dhe unë një shpjegim meqë më përmende emrin. Të jap shpjegimin se u keqkuptove edhe ti. Do ma japësh fjalën apo t ëiki fare?

Manja: Ik mor, shko merru me Oerdin

Gjiknuri: Muhabet leshi.

Pas largimit të deputetëve, mbledhja vijoi sipas rendit të ditës. Versus.al

Poll