AKTUALITET /

Qytetarët nuk dorëzohen, mblidhen para kryeministrisë për protestën e 46-të radhazi

Shkruar nga Versus

Qytetarët nuk dorëzohen, mblidhen para kryeministrisë për

Mijëra qytetarë nisën marshimin drejt sheshit para kryeministrisë ku do të mbajnë protestën e 46-të radhazi që prej datës 31 maj pas skandalit të ndodhur në Zvërnec ku një qytetar u tërhoq zvarrë teksa protestonte.

Pavarësisht temperaturave të larta dhe lodhjes që sjell protesta e vazhdueshme prej kaq shumë kohësh, qytetarët sërish nuk janë dorëzuar dhe vijojnë të mblidhen në numër të lartë para godinës së qeverisë. Vihet re se numri i tyre shtohet gjatë kohës që nis marshimi për në rrugët e kryeqytetit. 

Ata kërkojnë anulimin e ligjeve për ndërtimet në zonat e mbrojtura, anulimin e Paketës së Maleve dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Më herët ky i fundit ka deklaruar se ligji i Investitorëve Strategjikë do të shfuqizohet pasi e ka kryer misionin e tij, ndërsa për ligjin e zonave të mbrojtura tha se do të rishikohet sipas standarteve të BE. Versus.al

Poll