Pas disa konsultimeve të mbajtura me banorët e qarqeve të ndryshme të vendit, sot në mbledhjen e Komisionit për Reformën Territoriale nuk u arrit dakordësi për rendin e ditës duke shënuar kështu edhe mbylljen e fazës së punës së komisionit.
Burime bëjnë me dije se Partia Socialiste do të paraqesë propozimin e saj për hartën e re territoriale me 40-50 bashki në total nga 61 që janë aktualisht.
Pritet që miratimi i hartës së re territorial të bëhet më 23 korrik, ndërsa në sesionin e ri parlamentar do të shqyrtohen dhe miratohen amendimet në ligjin për vetëqeverisjen vendore. Versus.al

