AKTUALITET /

Shkëmbyen çanta me qindra kg kokainë, kapet shqiptari dhe rumunët në Itali

Shkruar nga Versus

Shkëmbyen çanta me qindra kg kokainë, kapet shqiptari dhe

Itali- Policia ka arrestuar 3 persona të cilët u kapën duke shpërndarë kokainë në Parma. Mes tyre ishte edhe një shtetas shqiptar.

Trafikantët u ndoqën teksa drejtonin automjetin e tyre nga Ankona drejt Parmës ku më pas shkëmbyen çanta të mëdha me një kamion që u afrua.

Kontrollet zbuluan 100 pako me kokainë me një peshë totale mbi 111 kilogramë. Lënda narkotike ishte fshehur në një hapësirë të posaçme të krijuar në kabinën e kamionit. Nëse droga do të shitej në treg, do të kapte shifrën e mbi 20 milionë eurove. Dy të arrestuarit të tjerë janë shtetas rumunë. Versus.al

Poll