Britani e Madhe- Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Leicester të Anglisë ku një i ri shqiptar i identifikuar si Ervin Lita, është gjetur i pajetë në rrugë.
28 vjeçari u gjet pa shenja jete në orët e para të mëngjesit të 12 korrikut. I ndjeri njihej gjithashtu si Ervin Axhami.
Ndërkohë, janë arrestuar dy persona 36 dhe 27 vjeç të dyshuar si autorë. Më pas janë lënë të lirë me kusht, ndërsa hetimet po vijojnë për zbardhjen e tragjedisë. Ende nuk dihen rrethanat sesi 28 vjeçari përfundoi i vdekur në rrugë. Po analizohen pamjet e kamerave të sigurisë dhe dëshmitë e personave që mund të kenë parë diçka. Versus.al

