
Rreth 553 të dënuar mes të cilëve 14 gra dhe 2 të mitur fituan sot lirinë, me zbatimin e Amnistisë Penale në sistemin e burgjeve.
Sipas të dhënave zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, 553 persona të dënuar janë liruar menjëherë, ndërsa 863 të tjerë kanë përfituar ulje të masës së dënimit.
Procesi është zbatuar në të gjitha Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, pas përfundimit të procedurave administrative dhe ligjore të nevojshme.
Në njoftimin zyrtar, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve bëri të ditur se zbatimi i amnistisë u krye në koordinim me institucionet penitenciare dhe në përputhje me kriteret e përcaktuara në ligjin nr. 57/2026 “Për dhënie amnistie”.
Autoritetet deklarojnë se procesi përfundoi pa incidente apo problematika, duke u garantuar respektimi i rendit, sigurisë dhe procedurave ligjore në institucionet e vuajtjes së dënimit.
Amnistia Penale solli lirimin e menjëhershëm të qindra të dënuarve, ndërsa për një numër tjetër reduktoi kohën e mbetur të vuajtjes së dënimit./Versus.al

