AKTUALITET /

Braho: SPAK ka regjistruar 46 procedime për krimet zgjedhore, askush nuk është mbi ligjin

Braho theksoi se është ngritur një grup i posaçëm pune për hetimin e shkeljeve të konstatuara gjatë procesit zgjedhor.

Shkruar nga Versus
Braho: SPAK ka regjistruar 46 procedime për krimet zgjedhore, askush nuk

 

Kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Klodian Braho, ka raportuar në Komisionin për Nismat Qytetare në Kuvend, ku është ndalur te hetimet për krimet zgjedhore dhe puna e institucionit që drejton.

Braho bëri të ditur se SPAK ka regjistruar 46 procedime penale në lidhje me zgjedhjet e fundit, ndërsa theksoi se është ngritur një grup i posaçëm pune për hetimin e shkeljeve të konstatuara gjatë procesit zgjedhor.

Në seancë, deputeti demokrat Ivi Kaso ngriti pyetje lidhur me hetimet për krimet zgjedhore dhe pretendimet për standard të dyfishtë në veprimtarinë e SPAK.

Duke iu përgjigjur kritikave, Braho theksoi se institucioni që drejton nuk ndikohet nga deklaratat politike dhe se çdo vendimmarrje mbështetet vetëm mbi provat.

“Pa prova nuk mund të ngremë akuza. Nuk ka standard të dyfishtë nga SPAK. Ne nisemi nga provat dhe kushdo që është i përfshirë në një vepër penale do të mbajë përgjegjësi. Nëse në një dosje ka prova, ato nuk lihen në gjumë. Për SPAK, të gjithë janë të barabartë para ligjit”, u shpreh kreu i SPAK.

Poll