AKTUALITET /

I vodhën paratë të moshuarit me pistoletë lodër dhe e mbajtën peng, arrestohen tre të rinj në Borsh

Policia bën me dije se njëri prej personave të arrestuar ishte nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për një tjetër procedim penal që lidhet me veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Shkruar nga Versus

I vodhën paratë të moshuarit me pistoletë lodër dhe e

Tre të rinj kanë rënë në prangat e policisë në Himarë, pasi dyshohen si autorë të një grabitjeje me dhunë në fshatin Borsh, ku një 70-vjeçar është mbajtur peng me armë imituese dhe i janë marrë paratë.

Operacioni policor i koduar “Shuma” u finalizua nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë, pas kallëzimit të bërë nga i moshuari për ngjarjen e ndodhur më 12 korrik.

Sipas hetimeve, tre të rinjtë kishin vëzhguar për dy ditë banesën e 70-vjeçarit përpara se të kryenin grabitjen. Për realizimin e krimit, ata kishin marrë me qira edhe një automjet, të cilin dyshohet se e kanë përdorur gjatë lëvizjeve të tyre.

Policia bën me dije se njëri prej personave të arrestuar ishte nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për një tjetër procedim penal që lidhet me veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Të arrestuarit dyshohet se kanë përdorur dhunë dhe kërcënime për të marrë paratë e të moshuarit, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe dokumentimin e veprimeve të secilit prej tyre.

Materialet procedurale i janë dërguar Prokurorisë për veprime të mëtejshme./Versus.al

Poll