AKTUALITET /

FOTO/ Itali, humb jetën në aksident motoçiklisti shqiptar, përplaset me një automjet të drejtuar nga një 67-vjeçare

Viktima është identifikuar si Renis Domi, me origjinë shqiptare, i cili prej disa kohësh jetonte në zonën e Concesios.

Shkruar nga Versus

FOTO/ Itali, humb jetën në aksident motoçiklisti shqiptar,

Një 42-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident të rëndë rrugor në Itali. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së dielës, më 12 korrik, në Bezzecca, në provincën e Trentos.

Viktima është identifikuar si Renis Domi, me origjinë shqiptare, i cili prej disa kohësh jetonte në zonën e Concesios. Ai po udhëtonte me një motoçikletë të tipit Yamaha R1 kur u përplas me një automjet Renault Clio.

Sipas mediave italiane, makina drejtohej nga një grua 67-vjeçare nga Bezzecca, e cila ishte duke kryer një kthim në rrugë. Përplasja ka qenë e fortë dhe motoçiklisti shqiptar ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Një mik i viktimës, i cili po udhëtonte gjithashtu me motoçikletë, ndodhej rreth 100 metra larg në momentin e aksidentit dhe nuk ishte i përfshirë në përplasje.

Drejtuesja e automjetit është dërguar në spitalin e Trentos në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në vendin e ngjarjes mbërritën forcat e Policisë Rrugore, të cilat nisën hetimet për të zbardhur dinamikën e plotë të aksidentit./Versus.al

Poll