
Në Gjykatën e Lartë ka ndryshuar relatori për çështjen e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj. Gjyqtari Ilir Panda ka dhënë dorëheqjen pasi rezulton në konflikt interesi për shkak se ka lidhje familjare me bashkëshorten e Veliajt, Ajola Xoxën.
Në vend të tij është caktuar relator gjyqtari Sandër Simoni.
Gjykata do të shqyrtojë kërkesën e Veliajt për përshpejtim të gjykimit të dosjes së tij duke kërkuar të merren parasysh edhe parashtrimet e bëra në Gjykatën Kushtetuese nga ana e mbrojtjes së tij. Versus.al

