Puna e komisionit të posaçëm për Reformën Zgjedhore do të shtyhet për të rinisur në nëntor të këtij viti. Kërkesa është nënshkruar nga të dy bashkëkryetarët, Oerd Bylykbashi i PD dhe Damian Gjiknuri i PS dhe më pas i është dorëzuar kryeparlamentarit, Niko Peleshi.
Argmenti për shtyrjen e afatit të punës është bërë me qëllim që t’u japë palëve politike më shumë mundësi për të arritur një zgjidhje politike që t’i paraprijë procesit të hartimit Teknik të dispozitave të Kodit Zgjedhor. Gjiknuri tha në Kuvend dy ditë më parë se edhe zgjedhjet vendore të 2027-ës, mund të bëhen me të njëjtin kod zgjedhor. Versus.al

