POLITIKË /

Sot votohet pr/ligji për impiantet eloike në toka bujqësore, Kuvendi rrethohet me gardh metalik

Shkruar nga Versus

Sot votohet pr/ligji për impiantet eloike në toka bujqësore,

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot sërish në seancë plenare, të dytën për këtë javë. Ashtu si të hënën, edhe pse nuk ka asnjë protestues, godina është rrethuar me gardh metalik dhe forca të shumta policie. 

Pritet që ditën e sotme të votohen një sërë projektligjesh të rëndësishme si ai i tokës bujqësore që u shoqërua të martën me debate në komision për shkak të ndikimit që do ketë në tokë instalimi i impianteve eolike.

Rendi i ditës:

I. Mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare në datën 16.7.2026, ora 10:00.

II. Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 13.7.2026.

2. Njoftime.

3. Interpelancë me Ministrin e Financave, z. Petrit Malaj, kërkuar nga deputetja Jorida Tabaku.

4. Projektligji "Për dëftesat tregtare mbi produktet bujqësore".

5. Projektligji "Për censin e bujqësisë”.

6. Projektligji "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 27/2016, "Për menaxhimin e kimikateve", të ndryshuar"

7. Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 103/2016, "Për akuakulturën"".

8. Projektligji "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9244, datë 17.6.2004, “Për mbrojtjen e tokës bujqësore", të ndryshuar".

9. Projektligji "Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunim teknik 2025".

10. Projektligji "Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për hekurudhat shqiptare - rehabilitimi i hekurudhës TiranëDurrës dhe ndërtimi i lidhjes hekurudhore me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës: zgjerimi i projektit".

11. Projektligji "Për ratifikimin e Konventës për Byronë e Konferencës Evropiane të Aviacionit Civil, bërë në Bernë, më 30 gusht 2025".

12. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9616, datë 27.9.2006, “Për librin në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar".

13. Projektvendim "Për emërimin e një anëtari të Këshillit të Statistikave".

14. Miratimi i projektrezolutës “Për vlerësimin e veprimtarisë së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2025".

15. Miratimi i projektrezolutës "Për vlerësimin e veprimtarisë së Inspektorit të Përgjithshëm të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave për vitin 2025”.

16. Miratimi i projektrezolutës "Për vlerësimin e veprimtarisë së Bankës së Shqipërisë për vitin 2025".

17. Miratimi i projektrezolutës "Për vlerësimin e veprimtarisë së Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare për vitin 2025".

18. Miratimi i projektrezolutës “Për vlerësimin e veprimtarisë së Institutit të Statistikave për vitin 2025".

19. Miratimi i projektrezolutës "Për vlerësimin e veprimtarisë së Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2025".

20. Miratimi i projektrezolutës "Për vlerësimin e veprimtarisë së Radiotelevizionit Shqiptar për vitin 2025".

21. Miratimi i projektrezolutës "Për vlerësimin e veprimtarisë së Autoritetit të Mediave Audiovizive për vitin 2025".

22. Miratimi i projektrezolutës "Për vlerësimin e veprimtarisë së Entit Rregullator të Energjisë për vitin 2025".

23. Miratimi i projektrezolutës "Për vlerësimin e veprimtarisë së Entit Rregullator të Ujit për vitin 2025".

24. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

III. Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet.

IV. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë. Versus.al

Poll