AKTUALITET /

Vr*sja e ish-policit Santiago Malko, lihet në fuqi dënimi me 28 vite burg për anëtarin e klanit Duka

Shkruar nga Versus

Vr*sja e ish-policit Santiago Malko, lihet në fuqi dënimi me 28 vite

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi dënimin me 28 vite burg për Ilir Selmanin, i akuzuar për përfshirje në vrasjen e Santiago Malkos, ish-policit i cili ishte pjesë e grupit të biznesmenit, Ervis Martinaj.

Pas shqyrtimit të çështjes, trupa gjykuese vendosi të konfirmojë vendimin e mëparshëm, duke lënë në fuqi dënimin me 28 vite burg. Ndërsa ish-boksieri, Ilir Selmani nuk u paraqit në seancë. 

Ish-polici Santiago Malko u vra në gusht të vitit 2019 në Tiranë. Përgjimet e zbardhura nga komunikimet në SkyEcc treguan se në vrasjen e tij mund të jetë përfshirë klani i vëllezërve Erlis dhe Leonard Duka të cilët kishin rivalitet me Martinajn në fushën e basteve. Versus.al

 

Poll