
Gjirokastër- Një 62-vjeçar është arrestuar e Përmetit pasi kishte përshtatur një pjesë të banesës së tij duke e kthyer në thertore në fshatin Qilarisht.
Më pas mbetjet e therjeve i hidhte në lumin e Vjosës. Gjatë kontrollit në ambientin e përshtatur si thertore u gjetën dhjetëra bagëti në proces therjeje, si dhe kafshë të therura. Gjithashtu, policia sekuestroi edhe dhjetëra matrikuj bagëtish, të cilat dyshohet se ishin të falsifikuara.
Përveçse arrestimit, pronari A.L u ndëshkuar me 2 milionë lekë të vjetra si gjobë për veprimtarinë e paligjshme.
Gjithashtu, u proceduan penalisht L. D., 54 vjeç, dhe Y. H., 66 vjeç, të dy banues në Përmet, me detyrë veterinerë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi dyshohet se nuk kanë ushtruar kontrollet dhe nuk kanë marrë masat që u ngarkon ligji për bagëtitë e 62-vjeçarit. Versus.al

