AKTUALITET /

Tentuan t'ja mbathnin drejt Italisë, policia e Vlorës arreston afganin dhe procedon 10 emigrantët e tjerë

Shkruar nga Versus

Tentuan t'ja mbathnin drejt Italisë, policia e Vlorës arreston

Vlorë- Policia ka arrestuar 43 vjeçarin afgan M.E duke e akuzuar këtë të fundit për tentativën e kalimit të paligjshëm të kufijve. Pas shpëtimit të 11 emigrantëve ditën e djeshme në brigjet e Vlorës, u zbulua se organizatori ishte mes tyre, shtetasi afgan.

Për 10 shtetasit e tjerë nga Bangladeshi, Pakistani. Liberia dhe Haiti nisi procedimi penal. Ndërsa rezultoi se afgani kishte bashkëunuar me një tjetër shtetas shqiptar ende të paidentifikuar për të bërë të mundur transportin e emigrantëve nga Greqia për në Shqipëri e më pas drejt Italisë.

Në Seman të Fierit, ishte vënë në dispozicion një gomone për transportin e emigrantëve të paligjshëm. Versus.al

Poll