
Pas zgjedhjeve në Këshillin Kombëtar të PD që rikonfirmuan në postet e tyre figura të njohura si Gazment Bardhi, Flamur Noka e Agron Gjekmarkaj, Berisha e konsideroi këtë si procesin më të thellë të ripërtëritjes në historinë e partisë.
Berisha tha se tanimë, PD ka një ekip të pajisur mirë me të gjitha aftësitë për të udhëhequr.
“Dy të tretat e kryesisë së zgjedhur të PD, zgjidhen për herë të parë sikundër tre nënkryetarë të PD zgjidhen për herë të parë. Nga 14 sekretarë, vetëm 3 janë të rizgjedhur. Pra, mund t’u informoj se ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD pas themelimit të saj. Por nga ana tjetër janë vendosur proporcione të domosdoshme të përfaqësimit në këtë parti. Jam i bindur se kërkesa themelore për çdo qytetar dhe anëtar, mbështetës të kësaj partie ka qenë ripërtëritja. U siguroj se në këtë proces nuk kanë ndryshuar vetëm statistikat, por PD ka shpalosur kualitete dhe vlera ndër më të shquarat.
Kështu që në kilometrin e fundit të saj, ajo ka një ekip të pajisur me të gjitha aftësitë për të udhëhequr këtë parti për përmbushjen me sukses të misionit të saj”- deklaroi Berisha gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale. Versus.al

