MAGAZINË /

"Bëjnë gjëra që s'duhet", ‘ndez’ Spanjë-Argjentinë: Ata janë shumë agresivë dhe nuk ndëshkohen

Shkruar nga Versus

"Bëjnë gjëra që s'duhet", ‘ndez’

Aymeric Laporte ka ndezur atmosferën në prag të finales së Botërorit 2026 mes Spanjës dhe Argjentinës. Mbrojtësi spanjoll nuk u kursye aspak kur foli në lidhje me arbitrimin dhe lojën agresive të futbollistëve argjentinas.

"Nuk jam i shqetësuar për agresivitetin në futboll. Nëse tolerohet dhe arbitri bën punën e tij nuk kam probleme-tha Laporte për të përditshmen Marca-është e vërtetë që në ndeshjet e fundit kemi parë gjëra që na kanë surprizuar shumë, aksione që janë lënë pa u ndëshkuar, sidomos kundër Argjentinës, një skuadër që lë shumë shenjë. Kjo nuk duhet lejuar në futboll, sidomos në kompeticione kaq të rëndësishme sepse mund të të destabilizojë dhe të të frustrojë. Është pjesë e punës së arbitrit që të kontrollojë këto gjëra në mënyrë që të mos shfrytëzohen. Nëse një apo dy futbollistë mund ta bëjnë, ndeshja bëhet kaotike"- tha Laporte. 

Ndërsa më tej shtoi se arbitri e ka në dorë që të mos lejojë kaosin në ndeshje duke ndëshkuar lojtarët argjentinas kur këta të fundit tregohen agresivë.

"Që nga fillimi i turneut, jemi shfaqur një skuadër mjaft korrekte në këtë aspekt-shtoi Laporte-nuk shkojmë vërdallë të godasim kundërshtarët apo të kryejmë faullë të rëndë dhe mendo se kjo është ajo që duhet të bëjmë në këtë ndeshje, por është e vërtetë se gjithçka do të varet nga arbitrimi. Kemi folur në skuadër. Fakti është që nuk kemi kontroll në këtë gjë. Duhet të jetë dikush që të vëzhgojë këto aksione dhe të sigurohet të të bëhet fjalë për futboll dhe jo ndonjë gjë tjetër. Që një apo dy futbollistë të mos i bëjnë disa gjëra…"- shtoi ai. Versus.al

 

 

 

 

Poll