Live Updates /

“S’e parashikojmë dot kur hyjmë në BE”, Rama nga Mali i Zi: Pas protestave në Tiranë fshihen iranianët

*Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në samitin e Tivatit në Mal të Zi mes vendeve anëtare të BE dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor ku u diskutua lidhur me procesin e integrimit. *Në deklaratë për mediat, ku u pyet se kur Shqipëria mund të jetë pjesë e BE, ndryshe nga daklaratat e tij të vazhdueshme për vitin 2030, këtë herë Rama e kaloi me batutë duke thënë se BE nuk mund të parashikohet njëjtë si Zoti dhe s*ksi. *Sa i takon protestave masive që po zhvillohen në Tiranë nga qytetarët të cilët i kërkojnë dorëheqjen, Rama tha se videot që po shpërndahen në rrjete sociale janë të rreme dhe se pas protestave fshihen iranianët.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

2 Postime
1 ORE ME PARE

Kur do jetë Shqipëria në BE? Rama me batuta: Zotin, s*ksin dhe BE nuk i parashikojmë dot

“S’e parashikojmë dot kur hyjmë në BE”, Rama

Gjatë samitit që mbahet në Tivat të Malit të Zi mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian, kryeministri Edi Rama foli për mediat e huaja para të cilave bëri edhe batuta.

Sa i takon procesit të anëtarësimit, Rama ironizoi duke lënë të kuptohet se në rast se Shqipëria lihet jashtë, mund të “joshet” nga Rusia apo Kina.

“Nuk është sallë pritjeje, është integrim. Ja pse them se BE duhet të gjejë këllqe që të krijojë një moment që të gjithë ne të jemi pas një tryeze si sot. Por që secilit i duhet të përmbushë detyrat e veta për të marrë më shumë nga tryeza. Nuk i thuhet fëmijëve shko e rri tek komshiu derisa të jesh gati të vish të hash me ne pasi një prej fëmijëve mund të njohë një gangster rus aty, tjetrit i pëlqejnë lodrat kineze e kështu”- tha Rama duke e mbyllur me batutë në fund për kohën se kur Shqipëria mund të jetë pjesë e BE: “Ka tre gjëra që nuk i parashikoni dot, Zotin Seksin dhe BE”. Versus.al

3 ORE ME PARE

"Keni parë video të rreme nga Tirana", Rama në Mal të Zi: Pas protestës fshihen iranianët

“S’e parashikojmë dot kur hyjmë në BE”, Rama
Edi Rama në intervistë për mediat

Pas deklaratave të mëparshme se grekët po qëndrojnë pas protestës masive të qytetarëve në Tiranë, kryeministri Edi Rama sot gjatë samitit që mbahet në Tivat të Malit të Zi mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE, tha se pas protestës qëndrojnë iranianët.

Rama tha për mediat e huaja se në Shqipëri po ndodh një luftë hibride dhe se nuk bëhet fjalë vetëm për një çështje mjedisore. Sipas tij, projekti në Zvërnec nuk është ai që pretendohet pasi aktualisht nuk ka një të tillë.

“Atje nuk është çështje mjedisore, është luftë hibride. Pas protestës janë iranianët, që kanë qenë edhe herë të tjetra të përfshirë në sulme. Projekti në Zvërnec nuk është ai që është folur. Keni parë video false nga Tirana… S’ka asgjë për të diskutuar, sepse s’ka asnjë projekt të miratuar”, tha Rama. Versus.al

Poll