
Protesta e nisur për Zvërnecin para qeverisë në Tiranë, e cila ka marrë përmasa tejet të mëdha, është karakterizuar nga momente të veçanta që tregojnë pjesëmarrjen edhe të nënave me fëmijë të vegjël në protestë si simbol i thirrjes për ndryshim nga klasa e vjetër politike.
Një foto e shkrepur dje nga një prej protestuesve ka tërhequr vëmendjen. Një polic rrugor përballë një vogëlushi me çantë shkolle që qëndron përballë tij.
Momenti u pa si simbol qëndrese përballë policëve të cilët duan apo s’duan kanë tjetër detyrë në protestë pavarësisht thirrjeve të shumta të drejtuara ndaj tyre për t’u bashkuar me protestuesit. Protestat masive të ditëve të fundit janë parë si nxitje nga të rinjtë përballë sistemit politik pasi pjesëmarrësit janë më së shumti të rinj në moshë që kërkojnë ndryshim. Versus.al

